Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjyshja, film bazuar në histori të vërtetë. Një risi nga Eduart Grishaj

Gjyshja, film bazuar në histori të vërtetë. Një risi
Regjisori i njohur i emisionit "Dua të të bëj të lumtur" në Top Channel, Eduart Grishaj, së shpejti do të sjellë në treg një film.

Xhirimet kanë përfunduar dhe ditën e djeshme ai prezantoi trajlerin. E bazuar në një histori të vërtetë shqiptare, "Gjyshja" është realizuar në veri të vendit. Traditat shqiptare janë në qendër të këtij filmi.

View this post on Instagram

Gjyshja-trailer Director @eduartgrishaj

A post shared by Enxhi Cuku (@enxhicuku) on

Me pjesëmarrjen e disa aktorëve të njohur, si Rita Gjeka, Ema Andrea, dhe Enxhi Cuku, që luan rolin kryesor, ky film është një risi në treg.

Krahasuar me filmat e rinj të dy aktorëve të njohur,  Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut, "Gjyshja" nuk është një film me humor.

Ndonëse Eduarti nuk ka zbuluar më shumë për këtë projekt, një gjë e thotë me siguri: "Ky film të bën për të qarë".

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim derisa filmi të shfaqet i plotë në kinema. Por një gjë duhet thënë patjetër.

Djemtë dhe vajzat e reja, po japin një kontribut të çmuar në kinematografinë me prodhimet e reja./L.F-dritare.net