Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjyqtarja Majlinda Doga e la Fildesin pa urdhër mbrojtje, derisa e vranë

Gjyqtarja Majlinda Doga e la Fildesin pa urdhër mbrojtje, derisa e
Gjykatësja e vrarë Fildes Hafizi nuk ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje në momentin që është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas një dokumenti të siguruar nga OraNews, mësohet se gjyqtarja Majlinda Doga ka vendosur ta pushojë ҫështjen e urdhër-mbrojtjes me datën 7 prill të vitit 2015, pasi vet Hafizi nuk është paraqitur në seancën gjyqësore.

Nga ana tjetër Hafizi me 24 mars ka kërkuar urdhër mbrojtje të menjëhershëm, por ende nuk dihen motivet që e kanë bërë atë të mos jetë prezent në seancën e 7 prillit.

Ndërkohë babai i Firdesit, Bynjamin Hafizi, i është drejtuar me një letër ministrit të Drejtësisë më 11 maj 2016, ku pasi i parashtronte të gjitha faktet e ngjarjes së ndodhur më 17 korrik 2015, mosndëshkimin në kohë të autorit dhe vonesat në procesin gjyqësor të divorcit, kërkonte anulimin e vendimit dhe rigjykimin e çështjes.

Në përgjigjen e mbërritur më 7 qershor 2016, thuhet se ministri Manjani ka urdhëruar verifikimin e ankesës, veprim nga i cila ka rezultuar se nuk ka pasur zvarritje në procesin e divorcit mes Fildez Hafizit dhe Fadil Kasemit, por janë ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara.

Ndërsa lidhur me kërkesën për rigjykim të dosjes penale, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nuk ka qenë në gjendje për t’i kthyer një përgjigje të plotë, duke kërkuar specifikime konkrete për çështjen dhe palët e përfshira në gjykim.