Foto/ Rikthehet në skenë Hajrie Rondo, shikoni si ka ndryshuar aktorja e madhe
Dritare.net
Për aktoren e mirënjohur Hajrie Rondo, pjesëmarrja në këtë shfaqje e ka bërë të ndihet mirë.
“Erdha në kohën e duhur dhe vendin e duhur, sepse gjeta ekipin e duhur, njerëzit e duhur dhe institucion me dinjitet. Pashë që në këtë institucion punohet dhe dinjitetin ta jep puna, dhe unë njerëzit e punës i dua dhe i respektoj. Pashë një drejtoreshë tjetër jo nga ato tipiket, puna e saj është maratonë. Më janë krijuar kushtet dhe më është lehtësuar puna. Gjithashtu dhe një regjisore të talentuar, ekzigjente, punëtore dhe bashkëpunuese të mirë. Falënderoj dhe gjithë ekipin e aktorëve për komoditetin që më kanë krijuar”, shprehet aktorja Hajrie Rondo.
Shfaqja vjen për publikun çdo fundjavë në “Teatrin e Metropolit”, nën regjinë e Sonila Kapedanit dhe aktorëve; Gëzim Rudi, Pjerin Vlashi, Linda Jarani, Elona Hyseni, etj./dritare.net