Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Djali kriminel dhe vajza miliardere, ja çfarë po ndodh me çiftin më të famshëm!

Foto/ Djali kriminel dhe vajza miliardere, ja çfarë po ndodh me
Ata janë çifti më i përfolur. Ajo është vajza miliardere, dhe ai është krimineli më seksi. Po flasim për Chloe Green dhe Jeremy Meeks, të cilët bënë publike pak muaj më parë  lidhjen e tyre. Jeremy u nda nga gruja dhe la fëmijët, për të kaluar pushime të nxehta në Turqi me të dashurën e tij. Më pas ai iu fut edhe rrugës së modelingut, duke sfiduar në pasarelat më të famshme.

Por çfarë po ndodh tani?

Dashuria e tyre vazhdon të mbetet e zjarrtë dhe pothuajse janë bërë të pandarë. “Ditë e natë me engjllin tim”, shkruan Chloe Green, në rrjetet sociale teksa shpërndan foto me të dashurin.

Një javë më parë, ish gruaja e Jeremy Meeks, Melissa Meeks doli për herë të parë publikisht dhe rrëfeu ndarjen nga babai i tre fëmijëve.

"Isha në shok. Unë nuk e dija ç'duhet të bëja", tha Melissa Meeks, e trishtuar për Inside Edition, kur u pyet se si ndihej pasi burri e hoshi poshtë, për të dashurën e tij miliardere.

Nëna e tre fëmijëve u martua me Jeremy para tetë vjetësh. Melissa tha se i qëndroi pranë krahut bashkëshortit të saj kur ai u burgos, për mbajtjen e një arme zjarri. Dikush e filmoi atë në sallën e gjyqit dhe prej andej ai u bë krimineli më i njohur dhe më seksi në botë./L.P./Dritare.net