Na ndiqni edhe në

Sport

Fabio Sakaj, talenti shqiptar që së shpejti do bashkohet me Interin

Fabio Sakaj, talenti shqiptar që së shpejti do bashkohet me Interin
Një talent shqiptar i rritur në Itali shumë shpejt mund të bëhet pjesë e skuadrës së njohur të Interit. Bëhet fjalë për mesfushorin 18­vjeçar të Modenës, Fabio Sakaj. I rritur në ekipet e moshave të “kanarinave”, në 2014­n Sakaj u bë pjesë e ekipit Primavera të Modenës duke dhuruar paraqitje mjaft pozitive në kampionat.

Sezonin e shkuar ai tërhoqi vëmeendjen e trajnerit Krespo, i cili e grumbulloi rregullisht me ekipin e parë në Serinë B, duke e aktivizuar dhe në 8 ndeshje. Ndërkohë në këtë sezon në Lega Pro nën drejtimin e trajnerit Pavan ai është nëj titullar i padiskutueshëm i ekipit. Në janar Interi dhe Sasuolo patën nëj luftë të fortë për të siguruar shërbimet e tij, dhe zikaltërit arritën të sigurojnë një marrëveshje për ta transferuar gjatë këtij sezoni në Milano, e cila nuk është ekzekutuar ende. Në tetorin e 2015­s, Sakaj u grumbullua nga kombëtarja shqiptare U­17, ndërsa këtë vit nuk u preferua nga trajneri i kombëtares U­19, Arjan Bellaj.