Na ndiqni edhe në

Emisionet

Xhevdet Zekaj: Shërbimi sekret në krah të Kosovës dhe roli i jashtëzakonshëm i Klosit!

Xhevdet Zekaj: Shërbimi sekret në krah të Kosovës dhe roli i

Xhevdet Zekaj, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, solli për publikun një nga rrëfimet më të forta për periudhën e atyre viteve. Zekaj foli pa doreza për rolin e shërbimit sekret shqiptar gjatë luftës në Kosovë, marrëdhëniet me UÇK-në.



Zekaj zbuloi se SHISH-i, nën drejtimin e Fatos Klosit, kishte rol kyç në furnizimin e UÇK-së me armë dhe informacione, duke kontribuar në mënyrë vendimtare në përgatitjen e luftës për çlirimin e Kosovës.
“Një pjesë e armatimeve për UÇK-në kalonin nën kujdesin e SHISH. Ishte një operacion i mbrojtur dhe i menaxhuar nga njerëz të shërbimit për të siguruar që ato të mos devijonin ose të përdoreshin gabimisht,” – u shpreh Zekaj.
Ai vlerësoi Fatos Klosin si një figurë kyçe dhe vizionare, që reformoi shërbimin sekret shqiptar dhe e orientoi drejt meritokracisë dhe profesionalizmit, sidomos në momentet kritike.
Zekaj akuzoi drejtpërdrejt Sali Berishën se “luante lojën e shërbimit sekret serb”, duke shtuar se trazirat në Shqipëri shpërthenin sa herë Kosova ndodhej në prag të zhvillimeve të rëndësishme ndërkombëtare.
“Berisha dhe berishistët këtu bënin trazira që i shërbenin Serbisë. Ishte një mënyrë për të destabilizuar Shqipërinë dhe për t’i dërguar mesazh Perëndimit se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet,” – theksoi Zekaj./E.P-dritare.net