
Taulanda Jupi: Berisha po punon për humbjen e PD në 11 maj!
Dritare.net
Taulanda Jupi është kandidate për deputete në qarkun e Tiranës nën siglën e Koalicionit Euroatlantik. E ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, zonja Jupi tregoi arsyet pse iu bashkua Lulzim Bashës dhe çfarë e ndan me Sali Berishën.
“Partia demokratike nuk do të marrë kurrë më asnjë rezultat sikurse ka marrë nën drejtimin e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 2021. Këtë duhet të kenë guximin të gjithë të pranojnë.
Unë e kam garën me Edi Ramën dhe Sali Berishën. Nuk e kam garën me asnjë nga kolegët që janë kandidatë në këto zgjedhje.
Unë jam me Lulzim Bashën edhe për të shprehur besnikërinë ndaj tij. Përsa kohë Basha do të vijojë betejën për t’i dhënë fund tranzicionit politik të 34 viteve, për të vijuar të drejtën e tij në betejën për PD, unë do të jem me Bashën duke besuar se ne do të bëjmë më të mirën për Shqipërinë.
Nuk mund dhe nuk do të jetë kurrë një zgjedhje për shqiptarët Sali Berisha. Ai gënjeu dhe manipuloi anëtarësinë. Berisha shiti te Rama zgjedhjet në Shkodër, dhe tani kërkon të shesë zgjedhjet e 11 majit. Berisha po hyn në garë për të humbur dhe kjo është e qartë”, u shpreh Jupi në Dritare TV./L.F-dritare.net

















