Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si u hap "Koha për t'u zgjuar" në mes të kaosit të ’97-së! Rrëfimi i rrallë i Bashkim Hoxhës

Si u hap "Koha për t'u zgjuar" në mes të kaosit

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV, Bashkim Hoxha kujtoi ditët e para kur hapën studion e tyre televizive, në mes të kaosit që mbizotëronte Shqipërinë në vitin 1997.

Si u hap "Koha për t'u zgjuar" në mes të kaosit

Ai tregoi se më 21 mars, bashkë me kolegun Gëzim Domi, vendosën të hapnin një studio televizive në një kioskë në Durrës, kur vendi ishte në krizë të thellë dhe rrugët ishin të bllokuara nga parullat dhe dhuna. “Ishte një periudhë e errët, njerëzit ishin strukur në shtëpi, të tmerruar nga krismat dhe vrasjet që po ndodhnin.”, tha Hoxha.

Si u hap "Koha për t'u zgjuar" në mes të kaosit

Pavarësisht rreziqeve, ekipi vendosi të transmetojë, duke montuar antenën në kodrën e Rashbullit dhe duke lidhur studion me qytetin. “Ishte misioni ynë për t’u dhënë njerëzve një urë komunikimi, për t’u dhënë informacion dhe shpresë”, tha Hoxha, duke shtuar se transmetimi i poezive të Nënës Terezë në Teuta TV ishte një mënyrë për të sjellë ndriçim në mes të errësirës. "Ky ishte motivi që i bëri të gjithë gazetarët e grupit tonë të vogël të ndiqnin këtë rrugë, dhe më pas kjo u shpërnda edhe tek televizionet e tjera.", tha Hoxha.

Hoxha theksoi rëndësinë e telefonatave të para nga publiku, të cilat i dhanë besim dhe e motivuan ekipin për të vazhduar: “Njerëzit na besonin hallet e tyre dhe ne përpiqeshim të sensibilizonim organet përgjegjëse, duke u bërë zëri i qytetarëve. Ne e kishim mposhtuar frikën pa filluar ende këtë punë."

Ai kujtoi gjithashtu rolin e autoblindave të Misionit Alba, që siguronin sigurinë e gazetarëve në rrugët e Durrësit.

"Mbaj mend një autoblindë e misionit Alba, në të cilën ndodhej një oficer francez, Filip Noel e cila na shpërndante nëpër shtëpi ne gazetarëve. Janë çaste që ne nuk i harrojmë dot sepse kanë qenë pjesë e jetës sonë.

Janë edhe shumë momente që kam në mendje nga emisioni i parë, por më kujtohet respekti i madh për telefonatat dhe besimi që njerëzit na dhanë. Kjo më mbajti gjithmonë serioz dhe përkushtim në profesionin tim. Edhe sot, nuk mund t’i harroj ato eksperienca dhe rreziqet që kaluam për të dhënë informacion dhe shpresë. Por pati edhe sfida, kritika dhe sharje, sidomos nga militantët e të dy palëve, por unë gjithmonë kam mbajtur qëndrimin e hapur ndaj alternativës dhe pluralizmit të mendimeve.", tregon gazetari.

28 vite më vonë, Bashkim Hoxha konsiderohet një nga figurat më të njohura të gazetarisë shqiptare, me kontribut edhe në letërsi, dramaturgji dhe përkthime ndërkombëtare. "Koha për t'u zgjuar" mbetet një emblemë e informimit dhe një kujtesë e kohës kur gazetarët e rinj guxuan të hapnin një dritare në errësirën e një Shqipërie të trazuar./K.C/dritare.net