Na ndiqni edhe në

Emisionet

Sevim Arbana: Për kë do të votoj më 11 maj!

Sevim Arbana: Për kë do të votoj më 11 maj!

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Sevim Arbana ishte sot e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV për të folur për jetën, punën e saj dhe si e sheh ajo Shqipërinë sot. Ndërsa fliste për situatën politike në vend, zonja Arbana renditi arsyet se përse më 11 maj do votojë për partitë e vogla, jo për PS-PD.

“Nuk jam përfshirë në fushatë, por më 11 maj do votoj vetëm për forcat e reja, me gjithë mangësitë, apo dyshimet. Adriatik Lapaj, Endri Shabani, Arlind Qori, ndoshta dhe Agron Shehaj, njeri prej tyre ka votën time më 11 maj. Pse do votoj partitë e vogla? Sepse dy partitë e mëdha e kanë qelbur Shqipërinë. E djathta që nuk ka qenl kurrë e djathtë dhe e majta që nuk ka qenë kurrë e majtë. Për faktin që ne jemi i vetmi vend republikë që nuk kemi politika të përshtatshme sociale, për njerëzit në nevojë, kemi një mangësi totale, kemi një polarizim të frikshëm të shoqërisë, kemi vetëm të pasur dhe të varfër, kemi mungesë të klasës së mesme. Edhe sikur të na kishin dhënë mrekulli këto forca politike, pas 35 vitesh duhet të testosh dhe provosh një gjë tjetër.”, tha zonja Arbana në DritareTv./K.C/dritare.net