Rrugëdalja e vetme për PD-në! Flet politologu nga Birminghami!
Dritare.net

Përveç problemeve të brendshme, Partia Demokratike përballet edhe me një sfidë të madhe në arenën ndërkombëtare. Politologu Altin Gjeta i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV thekson se raporti i tensionuar me partnerët strategjikë, veçanërisht SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, për shkak të shpalljes 'non grata' të Sali Berishës, e dëmton rëndë partinë.
Sipas Gjetës, partnerët perëndimorë nuk e shohin PD-në aktuale si një aktor të besueshëm dhe të aftë për të marrë pushtetin, pasi ajo nuk ka ndryshuar dhe nuk është reformuar.
Ky izolim, i kombinuar me krizën e thellë të brendshme, e bën rrugën drejt pushtetit jashtëzakonisht të vështirë. Gjeta argumenton se partia duhet të kuptojë se pa një reformim rrënjësor, duke promovuar figura me integritet dhe duke ndërtuar një platformë të re, ajo do të vazhdojë të mbetet e parëndësishme si në sytë e qytetarëve, ashtu edhe në ata të ndërkombëtarëve./K.C/dritare.net