Na ndiqni edhe në

Emisionet

Rrëfimi rrëqethës i Azgan Haklajt: Meta më dogji trupin me cigare, më shkuli thonjtë!

Rrëfimi rrëqethës i Azgan Haklajt: Meta më dogji trupin me

Azgan Haklaj në DritareTv rrëfeu një nga përplasjet më të forta që ka pasur me ish-presidentin Ilir Meta në vitet 2000.

Zoti Haklaj tregoi se si është arrestuar me urdhër të Metës dhe është torturuar nga forca policore, duke iu djegur trupi me cigare dhe i janë shkulur thonjtë.

“Edi Paloka, Berisha dhe dhjetëra demokratë janë arrestuar nga Meta në protestën që kemi organizuar disa vite më parë në Tropojë.

Po ashtu edhe unë si kryetar i Tropojës, në mënyrë të dhunshme me qindra forca policore, duke shkelur ligjet e shtetit dhe të drejtat e njeriut. Më kanë arrestuar në orën dy të mesnatës, pa komunikim të urdhër-arrestit. Dhunuan gjithë familjen, madje dhe vajzën e vogël e qëlluan me shkelma dhe e hodhën nga korridori. Ngjarja është regjistruar në raporte prestigjioze, të cilat kanë reaguar po ashtu edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, OSBE/ODIHR që kanë reaguar për mënyrën e arrestimit të Azgan Haklajt.

Unë nuk ika, madje kam pritur në zyrë por Meta më arrestoi në mesnatë, duke më trajtuar në mënyrën më çnjerëzore. Më ka djegur trupin me cigare dhe më ka shkulur thonjtë, për hakmarrje, zbathur dhe zhveshur, për mitingun e 20 shtatorit të vitit 2000.

Kjo ka qenë një nga përplasjet e mia me Metën”, tha Azgan Haklaj./M.K-dritare.net