Na ndiqni edhe në

Emisionet

Pse në Shqipëri mungojnë urat, flet kryeinxhinieri shqiptar i Çikagos!

Pse në Shqipëri mungojnë urat, flet kryeinxhinieri shqiptar i

Kryeinxhinieri shqiptar Fatjon Shkurti i cili punon sot si konstruktor urash në Amerikë në një rrëfim për emisionin ‘Shqip’ me gazetaren Rudina Xhunga, në Dritare TV tregoi eksperiencën e tij ndër vite në Çikago.

Shkurti teksa tregoi se bazat e inxhinierisë i mori në Universitetin e Tiranës ndërsa sot ndërton urat më të bukura dhe të veçanta në Amerikë, tha se shkenca ka qenë më e avancuar në Evropë ndërsa SHBA e zhvilloi atë në shekullin XX.

Sakaq shtoi se për të ndërtuar ura të forta dhe jetëgjate kërkohen mjete të avancuara, në mënyrë që inxhinierët të përdorin mënyrat kompjuterike për të marrë përsipër risqet. Kjo është edhe arsyeja sipas tij se pse në vendin tonë, nuk janë ndërtuar ura shumë moderne si në Evropë dhe SHBA.

“Sa më shumë ka ecur shkenca, inxhinierët kanë gjetur mënyra matematike për t’i zbatuar hap pas hapi. Ndërmjet mënyrës së zbatimit dhe projektimit të shkencës në Amerikë, evropianët kanë traditën e tyre, kanë zhvilluar shkencën deri sa SHBA hyri në këtë valle në shekullin XX. Kam një libër nga një autore greke që thotë si ndërtohen në Amerikë dhe Evropë. Tregohet se si një shkencëtar do vërtetonte sa ishte largësia e harkut nga hapësira. Po e vërtetonte me ekuacione deri sa e kuptoi se diferenca duhet të ishte tek 0.7. Kurse në të njëjtën kohë një fermer kishte haurin e tij dhe bënte matje të ngjashme dhe vinte një litar dhe e maste se kush ishte më mirë, dhe të dy arritën në të njëjtën përfundim, 0.7. Por nuk jemi si profesor Gjadri ku në ato vite çdo gjë matej me dorë, mënyrat kompjuterike i kemi më të mira dhe mund të marrim ca risqe më shumë.

Mendimin e parë e kam zhvilluar në shqip dhe praktikën e kam marrë nga ajo tokë. Falënderoj të gjithë mësuesit, dhe ata e dinë. Jemi të gjithë shumë të mirë, kemi pasur shkollë shumë të mirë. Shokët e mi janë të suksesshëm dhe të përulur për të punuar”, tha inxhinieri./M.K-dritare.net