Na ndiqni edhe në

Emisionet

Pse e lashë Ilir Metën? Flet për herë të parë avokati Genci Gjokutaj!

Pse e lashë Ilir Metën? Flet për herë të parë

Në një intervistë në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, avokati Genc Gjokutaj ka folur për marrëdhënien e tij me Ilir Metën, duke sqaruar edhe arsyet që e çuan drejt largimit nga mbrojtja e ish-presidentit. Ai ka theksuar se largimi nuk kishte të bënte me ndonjë konflikt personal, por me ngarkesën e tij profesionale dhe nevojën që Meta të kishte një mbrojtje të plotë ligjore.



Ai shpjegon se largimi ishte i domosdoshëm për shkak të angazhimeve të tij të tjera profesionale:

"Meta kishte nevojë për një avokat full time. Kjo është arsyeja pse ika. Unë kam mbetur mik me zotin Meta, edhe me fëmijët e tij dhe ish-bashkëshorten, por do më vinte keq të rrija formalish pranë tij ndërkohë që ai kishte nevojë reale për ndihmë."
Gjokutaj thekson gjithashtu se marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë e respektit dhe miqësisë:

"Isha jo vetëm avokat, por edhe koleg dhe mik. Puna ishte që duheshin bërë zgjedhjet e duhura për të ndihmuar."/K.C.dritare.net