Nuk gjen më punëtorë! Oltioni që la Romën për ullinjtë, rrëfen sfidat e biznesit në Rroshnik!
Dritare.net

Pavarësisht suksesit në prodhim, biznesi i Oltionit dhe i gjithë fermerëve të Roshnikut përballet me një sfidë ekzistenciale, mungesën alarmante të fuqisë punëtore.
‘Nuk gjen dot më punëtorë. Është një problem shumë i madh që po hasim,’ pohon ai me shqetësim. Kjo krizë, sipas tij, nuk lidhet me pagesën, por me një fenomen më të thellë social, shpopullimin dhe largimin e të rinjve, të cilët shpesh i shmangen punës fizike në bujqësi.
Në një zonë që ka potencial të madh turistik dhe bujqësor, gjetja e forcave të punës është bërë mision i vështirë. Komuniteti po mbijeton falë solidaritetit, ku fqinjët, miqtë dhe familjarët ndihmojnë njëri-tjetrin për të përfunduar vjeljen. Oltioni bën një thirrje të fortë për rininë, duke theksuar se puna e ndershme dhe përkushtimi ndaj tokës janë themeli i një jete të plotësuar.
Ai beson se të rinjtë duhet të punojnë dhe të kuptojnë se asgjë nuk arrihet pa mund, duke ofruar shembullin e tij si dëshmi se kthimi dhe investimi në vendlindje është një rrugë e mundshme dhe e vlefshme./dritare.net
