Na ndiqni edhe në

Emisionet

Ndeshja me Serbinë! Uvil Zajmi: Ajo që ndodhi në vitin 2014 nuk do të ndodhë më!

Ndeshja me Serbinë! Uvil Zajmi: Ajo që ndodhi në vitin 2014 nuk

Në qershor në Tiranë dhe në tetor në Beograd kombëtarja e Shqipërisë do të luajnë ndeshjen me Serbinë. Ka një interes të madh për këto ndeshje. Gazetari dhe specialisti sportiv Uvil Zajmi i cili ishte i pranishëm në ndeshjen e 2014-s e cila u ndërpre në minutën e 42 për shkak të futjes në fushë të tifozëve Serb të cilët ushtruan edhe dhunë ndaj lojtarëve Shqiptarë.
Ai parashikon se ajo që ndodhi në vitin 2014 nuk do të ndodhë më, dhe se në kohën kur ndodhi dy shtetet nuk ishin të përgatitura.



“Ajo që ndodhi në vitin 2014 nuk do të ndodhë më kurrë, e them këtë për shumë arsye. Ato raporte dhe situata të cilat askush nuk ka dëshirë t’i rikthejë, sepse në fund të fundit, edhe po ndodhi, shpresoj të mos ndodhë, do të ketë pasoja. Mund të falet një herë, por jo më. Ne e kemi dhënë shembullin tonë që ne nuk jemi problemi, por mendoj se nuk do të tentojnë më, sepse edhe shteti serb do të angazhohet maksimalisht që të mos ketë më probleme. Mendoj se kur ndodhi ajo situatë në 2014, as shteti serb, as ai shqiptar nuk ishin të përgatitur që diçka e tillë do të ndodhte.
Në një ndeshje, janë shumë të rëndësishëm edhe futbollistët, nëse ata vetëm provokojnë, ngacmojnë dhe shfaqin shenja të kësaj natyre, sigurisht që bëhen problem. Sa i përket kontakteve politike për këtë kampionat, mund të ketë, por nuk di të them për siguri. Gjykimi im është se do të ketë kontakte politike.
Sa i përket tifozëve kuq e zi, i bëj thirrje që të drejtohen në stadium me flamuj dhe të dërgojnë një mesazh të fortë për dy vendet organizatore, për të treguar edhe respekt. Ishte vërtetë një eksperiencë e vështirë kur isha vetë pjesëmarrës në vitin 2014; gjithçka ishte shumë e tensionuar, madje edhe hyrja në stadium. Unë ndjeja kërcënim për jetën time, edhe si gazetar gjatë asaj ndeshjeje.”-tha Uvil Zajmi/ E.P-dritare.net