
Mal Berisha: Bashën nuk e vendosi Berisha kryetar të PD!
Dritare.net
Diplomati dhe studiuesi, Mal Berisha i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për politikën në Shqipëri. Për partinë demokratike ai tha se gabimi i vetëm është Lulzim Basha. Por ndërsa u pyet se Basha pati gjithë mbështetjen e Sali Berishës dhe demokratëve kur drejtoi PD, diplomati tha se asokohe të gjithë ia besuan PD Bashës.
“Nuk është Sali Berisha që ka vënë Lulzim Bashën për të drejtuar partinë. Por e vunë të gjithë ata që punuan dhe investuan për Bashën. Përfshirë edhe mua që për një vit kam shërbyer si këshilltar për të. Unë personalisht e kam mbështetur dhe e kam vlerësuar, dhe kam shprehur mbështetjen time tek Berisha, për Bashën, që ishte një gabim”.
Më tej për situatën politike, Berisha tha se PD ka të gjithë shtetin kundër.
“Nuk kam besuar ndonjëherë që një shtet shqiptare që i ka të gjitha në dorë shkon kundra një partie, gjithçka që kuptohet me fjalën shtet shqiptar sot nuk është gjë tjetër veç se një agregatë të elementeve të shteti të gjitha të sunduara dhe të drejtuar nga shteti kundra një partie. Nuk ka parti politike në botë që mund t’i rezistojë forcës, presionit dhe dhunës që i bën shteti.
Në qoftë se partia që vjen në pushtet merr të gjithë shtetin në dorë me polici, me drejtësi, me buxhet me parlament, me agjenci të pavarura dhe i vë kundra partisë që është në opozite atëherë fjala demokraci nuk ka më kuptim./L.F-dritare.net

















