Na ndiqni edhe në

Emisionet

Kush i fiton zgjedhjet e 2025-ës sipas Jozefina Topallit!

Kush i fiton zgjedhjet e 2025-ës sipas Jozefina Topallit!

Jozefina Topalli ishte e ftuar në emisionin Dekalog të Roland Qafokut në DritareTV për të folur për situatën politike në vendin tonë. Pyetjes së gazetarit se si e parashikon finalen e këtij viti me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025-ës, zonja Topalli iu përgjigj.

“Unë kam qenë në zgjedhjet lokale në Lezhë, por kam ndjekur edhe qytete të tjera. Nëse t'i vendosin të gjitha paratë kundra teje, të gjithë pushtetin, administratën, shto edhe krimin, ti duhet të jesh një supermen për ta përmbysur. Përveçse në rastet kur ti krijon frymë dhe njerëzit besojnë se të gjithë bashkë mund ta ndryshojnë. Mund të ndodhë një gjë e tillë. Jo thjesht për të ndryshuar pushtetet, por të ndryshohet tërësisht politika. Duke vendosur shteti i së drejtës në shinat e shtetit ligjor, për të mbyllur lidhjet me krimin, me mafien dhe të vendoset lufta kundër korrupsionit si parësore në një platformë për t’i sjellë vendit tonë një siguri tjetër dhe për të mos u larguar më njerëzit. Nuk është e thjeshtë, por duhen njerëz me integritet. Asgjë nuk është e pamundur, por do shumë guxim.”, tha zonja Topalli në DritareTV./K.C/dritare.net