Na ndiqni edhe në

Emisionet

Ku isha unë kur ndodhi masakra e Peshkëpisë! Rrëfehet për herë të parë Fredi Beleri!

Ku isha unë kur ndodhi masakra e Peshkëpisë! Rrëfehet

Masakra e Peshkëpisë e 10 prillit 1994, ku një komando greke vrau dy ushtarakë shqiptarë, mbetet një nga ngjarjet më të ndjeshme në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Fredi Beleri, shpesh i akuzuar në media si i përfshirë në këtë incident, hodhi poshtë të gjitha dyshimet gjatë intervistës në “Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV. Ai deklaroi se në atë periudhë ndodhej në Qipro, duke studiuar për hidraulikë dhe gjuhë, dhe sfidoi akuzuesit me prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë vendndodhjen e tij larg kufirit shqiptar.

Lidhur me foton e famshme që qarkullon në media, ku pretendohet se ai shfaqet me armë, Beleri tha se personi në foto nuk është ai, pasi në vitin 1994 ai ishte fizikisht shumë më i dobët. Ai e cilësoi rihapjen e kësaj dosjeje si një sulm politik të orkestruar për ta dëmtuar sa herë që ai kandidon për poste publike, duke këmbëngulur se drejtësia e ka thënë fjalën e saj duke e mbyllur çështjen për mungesë provash./dritare.net