Gjergji Nika: Berisha të largohet, nuk frymëzon askënd
Dritare.net

Në një intervistë për emisionin “Intervista e Ditës” në Dritare TV, z. Gjergji Nika, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur veçanërisht te foltorja e nisur nga Ervin Salianji. Nika u shpreh se e sheh foltoren e Salianjit si një shpresë për demokratët, në një kohë kur, sipas tij, Partia Demokratike në gjendjen aktuale nuk arrin t’i frymëzojë ata. Megjithatë, ai theksoi se kjo nismë mund të jetë vërtet shpresë vetëm nëse nuk përdoret për interesa personale dhe nuk prodhon përçarje si foltorja e Sali Berishës në vitin 2021.
Duke folur për 35-vjetorin e Partisë Demokratike, Nika u shpreh se këtë vit ai ishte dukshëm më i varfër krahasuar me përvjetorët e mëparshëm. Sipas tij, aktiviteti festiv ngjasonte më shumë me mitingjet para Kryeministrisë, gjë që “është për të ardhur keq për një parti me histori si PD”.
Në përfundim, Gjergji Nika theksoi se Sali Berisha duhet të bëjë një hap pas, për t’i hapur rrugë zgjedhjes së një lidershipi të ri, i cili të ketë një program të qartë dhe një vizion për rikthimin e demokratëve dhe të Partisë Demokratike në pushtet./dritare.net