Na ndiqni edhe në

Emisionet

Klosi: Në 2025-ën do votojnë edhe shqiptarët e Kosovës! Ja kushti!

Klosi: Në 2025-ën do votojnë edhe shqiptarët e Kosovës!

Shqiptarët e Kosovës që kanë pasaportë shqiptare kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 2025-ës. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV. Pra në këto zgjedhje do të votojë nga Prishtina edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti që ka pasaportë shqiptare.

Roland Qafoku: Po shqiptarët e Kosovës votojnë?
Blendi Klosi: Shqiptarët e Kosovës që kanë pasaportë shqiptare padyshim që do votojnë.
Roland Qafoku: Ky është një numër i madh. Prit se ndodhin probleme...
Blendi Klosi: Nuk ka një numër.
Andi Shkira: Kryeministri Albin Kurti i pari që do të votojë.
Roland Qafoku: Na dhe një lajm. Kryeministri Kurti ka të drejtë të votojë.
Blendi Klosi: Kurti e ka ushtruar të drejtën e votës. Ka qenë në Shqipëri dhe ka votuar në 2021-shin. Këtë herë do të votojë nga Prishtina. Të gjithë shqiptarët në Diasporës që kanë të drejtë vote janë të lutur të regjistrohen, të marrin pjesë në këto votime dhe të shprehin vullnetin e tyre./K.C/dritare.net