Na ndiqni edhe në

Emisionet

Halit Valteri: Drejtësia sot ka në dorë dy peshqit e mëdhenj

Halit Valteri: Drejtësia sot ka në dorë dy peshqit e mëdhenj

Ish-deputeti Halit Valteri në Intervistën e Ditës me gazetarin Ermal Peçi në DritareTV foli për Reformën në Drejtësi dhe punën e SPAK-ut.
Zoti Valteri u tha se përballja e Ilir Metës dhe Sali Berishës me drejtësinë është një ogur i mirë se vendi do të “çlirohet” nga korrupsioni.
Miti i të paprekshmit ka rënë, kështu e konsideroi zoti Valteri, faktin që sot Berisha dhe Meta janë në duart e drejtësisë.



“Arrestimi i Ilir Metës dhe përballja e tij me drejtësinë është një ogur i mirë, për atë që presin shqiptarët. Vënien para drejtësisë të gjithë politikanët që kanë drejtuar 34 vite dhe janë quajtur “peshqit e mëdhenj të paprekshëm”.
Sot ky mit ka rënë. Arrestimi i Metës ishte një kundërpërgjigje e atyre thirrjeve të shqiptarëve në 34 vite, që rënkonte nga korrupsioni dhe mungesën e drejtësisë.
Kur përmend korrupsionin në vendin tonë, sot të shkon mendja drejtpërdrejt tek Ilir Meta. “Mamuthi” i korrupsionit është Ilir Meta.
Për brezin tonë dhe ata që do vijnë, do të shohim se Meta do të gjykohet për të gjithë dëmet që i ka shkaktuar vendit. Pas tij ka rënë i gjithë murri, nuk ka më të paprekshëm, nga Rama, te Berisha, apo Basha. Nuk ka emër të politikani të paprekshëm më. Në 33 vite tranzicion dy figurat më të rëndësishëm, Meta dhe Berisha sot po japin llogari, pas tyre do të ketë shumë të tjerë”, tha zoti Valteri në DritareTV./M.K-dritare.net