
Gjikondi: Ta dinë shqiptarët çfarë ka bërë Meta, do të tmerrohen!
Dritare.net
Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV foli për arrestimin e Ilir Metës nga SPAK-u. Gjikondi tha se SPAK-u duhet t’i godasë politikanët e korruptuar aty ku u dhemb më shumë sepse nuk iu dhimbsën shqiptarët këto 30 vjet dhe vodhën çfarë gjetën para.
“Për herë të parë drejtësia në këto 30 vjet është e pavarur. Besoj se edhe komisioni i famshëm Xhafaj tani nuk ka më vlerë. Në rast se do pseudofunksionojë do bëjë harakiri sesa do sjellë pasoja. Arrestimi i Metës ka ndarë dy epoka në Shqipëri sepse situata e Berishës nuk ishte kaq e qartë edhe e kopsitur sa me Ilir Metën. Ndaj ndahet epoka para SPAK-ut dhe pas SPAK-ut.
Dosja e Metës është vetëm maja e ajsbergut. Do ketë procedime të tjera. Ajo dosje është një vatër infeksioni e shumë ish-titullarëve të lartë të shtetit. Ata nuk e kanë pritur kurrë se do vinte kjo ditë, prandaj i kanë bërë kaq trashë gjërat.
Po ta dinë shqiptarët çfarë ka bërë Meta do të tmerrohen. Jo vetëm krim ekonomik, por edhe njerëzor. Këta lloj politikanësh duhen goditur aty ku u dhëmb më shumë dhe aq sa vlejnë. Ai ka vlejtur aq sa ai korrupsion kriminal që ka bërë ndaj shqiptarëve në çdo fushë që ka pasur mundësi. Ai e rropi Shqipërinë. Nuk iu dhimbsën fare shqiptarët.”, tha Gjikondi në DritareTV./K.C/dritare.net

















