
Flogert Muça: Si e shikojnë ndërkombëtarët Bardhin dhe Nokën!
Dritare.net

Flogert Muça në Dritare Tv ka komentuar aksionin e Rithemelimit, në krye Falmur Noka dhe Gazment Bardhi, ku theksoi se këta të fundit janë një grup personash që protestojnë në hir të interesave personale.
Muça tha se është fatkeqësi për vendin që jeta politike po udhëhiqet nga këta individë, të cilët çdo aksion, e hedhin për të qenë më afër Sali Berishës, dhe për të marrë postin e liderit të opozitës.
“Janë një grup njerëzish pragmatist që mblidhen për interesa personale, duke treguar se janë gardianë të besimit të Berishës. Ajo që e rrënon këtë fabul, janë diskutimet dhe mungesa e besimit që opozita ka. Ata nuk i bëjnë njëri-tjetrit, si mund t’i besojë opinioni publik. Ata nuk i beson asnjë parim, por një mundësi që ata pas Berishës, njëri prej tyre të jetë zëdhënësi i doktorit. Situatë përtej absurdit, e paimagjinueshme. Tani që nuk është Berisha në krye, ata filluan bërrylat, realiteti është që ata janë aty për t’i thënë doktorit që mund të jem Lul Basha i ri.
Fatkeqësi për vendin. Ata nuk kanë as lider, as platformë, as moral. Kur i mungojnë këto, flitet për një lloj anarshie politike, nuk janë më as politikanë. Po prishin jetën politike në vend. A kanë ndonjë projekt për Shqipërinë? Ndërkombëtarët nuk janë budallenj, që ti në Kuvend bën avokatin e Berishës, dhe para tyre ta mohosh. Nuk flitet për një politikan që mbahet mend për konsistencë në qëndrimet politike. Bardhi po përpiqet ta bëj, por Noka nuk e lejon, është që të jetë më afër Berishës”, tha Flogert Muça./M.K-dritare.net

















