Na ndiqni edhe në

Emisionet

Flogert Muça: Partia e Berishës, si kishë ku ndërrohet vetëm prifti!

Flogert Muça: Partia e Berishës, si kishë ku ndërrohet

Gazetari Flogert Muça në Dritare TV ka komentuar izolimin e Sali Berishës në banesë dhe komunikimin e tij me demokratët, nga ballkoni.

Muça theksoi se ish-kryeministri ka emëruar në de fakto si kryetare vajzën e tij Argita Malltezin, për t’i bërë ballë drejtësisë.

“Halli i doktorit, sot është kthyer edhe për atë pjesë të opozitës. Edhe pse ngjan si një vaki, që pritet të dalë arkivoli nga dera, dhe trishtuese është fakti që kjo pjesë e opozitës i ka bërë pushtetit të opozitës. Kanë harruar çdo gjë tjetër dhe mblidhen çdo darkë poshtë ballkonit të Berishës. Në vend që të shpalosnin ide për të zgjidhur hallet e qytetarëve, dëmi i madh që po i bëhet Shqipërisë.

Po bëhen palë për të lënë në pushtet këtë qeveri. Berisha e ka kthyer shtëpinë në seli, trishtuese për opozitën. Berisha de fakto ka vendosur kryetare Argitën dhe de jure, ka lënë Luçianon. Duhet kuptuar qëllimi i Berishës, ai nuk synon rikthimin në pushtet pasi e di që nuk mund t’ia arrijë. Por Argita është e vetmja, për ata njerëz që e duan Berishën, do shkojnë të falen te e njëjta kishë, që ka ndërruar thjesht priftin. Njeri më adapt se Argita, për besimtarët e Berishës nuk ka. Njëherë që Berisha tentoi të vendosë një prift jashtë gjakut të tij, Lul Bashën u zhgënjye. Berisha i ka dhënë mesazh demokratëve, që partinë nuk ia lë askujt përveç familjarëve të tij.

Argita nuk do vihet për mision, por për funksion, që në grupimin e Berishës t’i shfrytëzojë për interes familjar. Pasi familja e saj ka një betejë të gjatë me drejtësinë”, tha gazetari./M.K-dritare.net