
Flogert Muça: Bardhi-Berisha, si tragjedia e Romeos. Revoltë e dëshpëruar!
Dritare.net

Gazetari Flogert Muça për Dritare.net ka komentuar përplasjen e opozitës me Gardën e Republikës pasi kjo e fundit bllokoi hyrjen për tek Kryesia.
Muça tha se revolta e opozitarëve është një zgjedhje e dëshpëruar dhe nuk ngjall shpresë për qytetarët, që këta të fundit t’i bashkohen aksionit.
Ndër të tjera gazetari krahasoi Sali Berishën me deputetin Bardhi, si tragjedinë Romeo-Zhuljeta gjatë momentit që ish-kryeministri protestonte nga dritarja e Kryesisë.
“Nuk duhet lejuar kushdo që ka një hall të shkelë ligjin. Është zgjedhje e dëshpëruar që nuk e çon askund, nuk zgjidh asgjë, nuk frymëzon apo irriton qytetarët që ata kapërcejnë kangjellat. Fakti që dje Berisha dhe Bardhi ishte që ishin si Romeo e Zhuljeta. Situatë qesharake, nuk prisja që Berisha të kthehej në grotesk, prisja të bënte atë në 98-ën. Berisha nuk frymëzon askush nuk e beson, qytetarët e kanë kuptuar se është fundi i një epoke”, tha Muça./M.K-dritare.net

















