
Flet Dr.Bruna: Kafsha shtëpiake nuk është lodër, por pjesëtare e familjes
Dritare.net
DritareTV sjell podcastin më të ri, “Pyet Veterinerin”, me Dr. Brunilda Mazarin. Në këtë seri emisionesh, do të gjeni përgjigje për pyetjet tuaja mbi kujdesin ndaj kafshëve shtëpiake, si dhe këshilla praktike për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Në episodin e parë Dr. Brunilda dha këshilla mbi shëndetin dhe ushqimin e kafshëve, por edhe tregoi si duhet të sillemi me to. Ju, thotë, Dr. Bruna nuk duhet ta konsideroni kafshën si lodër, por si pjesëtar të familjes.
”Nëse duam të marrim një kafshë shtëpiake duhet të mendojmë mirë nëse kemi kohë të mjaftueshme. A kemi ne ambientin e duhur dhe duhet të mendojmë edhe për punën që ne bëjmë. Nëse keni një punë që ju merr shumë kohë dhe nuk shkëputeni dot pra oraret tuaja janë fikse ju sugjeroj një mace. Ata që kanë kohë, kanë një punë nga e cila mund të shkëputen mund të marrin një qen. Të marrësh një qen kërkon shumë përkushtim pasi duhet që të paktën një herë në ditë qeni të dal për shëtitje në natyrë. Nuk duhet parë marrja e një qeni apo një maceje sikur po merrni një lodër në shtëpi. Shumë persona më pyesin; A të marr një qen apo një mace që t’i bëjë shoqëri fëmijës?” Qeni dhe macja nuk duhen të konsiderohem më si lodra, janë pjesëtarë të familjes. Në momentin që vendosim t’i marrim në shtëpi duhet ta mendojmë mirë. Një problem mund të vijë në rastet kur kemi një kafshë në shtëpi. Kini parasysh se qeni apo macja që keni në shtëpi do xhelozojë. Duhet t’i kushtoni rëndësi atij që keni në shtëpi, që të fillojë të përshtatet. Pra lërini kohë kafshëve të përshtaten më njëra-tjetrën.”, tha Dr. Brunilda Mazari./K.C/dritare.net
Emisionin “Pyet Veterinerin” mund ta ndiqni çdo të shtunë në orën 18:00 në DritareTV. Bashkë me Dr. Brunilda Mazarin, do të mësoni gjithçka mbi kujdesin për kafshët shtëpiake. Nëse po mendoni të merrni një qen ose mace apo për çdo pyetje që keni, shkruani këtu @Klinika_veterinare_bruna dhe do të merrni përgjigje nga ekspertja!

















