Na ndiqni edhe në

Emisionet

Borxhi që i kemi Ukrainës! Flet Pëllumb Xhufi!

Borxhi që i kemi Ukrainës! Flet Pëllumb Xhufi!

Akademiku Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për samitin për Ukrainën që u mbajt sot në Tiranë. Xhufi thotë se iniciativa e Shqipërisë për të bërë një samit të përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës ka rrënjë historike. Xhufi kujton rastin kur Ukraina kontribuoi që Shqipëria të futej në Konferencën e Paqes pas Luftës së Dytë Botërore, pasi Greqia kishte ndërhyrë që vendi ynë të mos përfshihej në të.

“Ne nuk kemi ndonjë borxh ndaj Ukrainës. Në vitin 2001 kur ndodhën ngjarjet pas çlirimit të Kosovës pati dhe aty një lëvizje që mori edhe krahun e armatosur dhe Ukraina në atë kohë furnizoi ushtrinë maqedonase me 3-4 helikopterë që bënë shumë dëme mbi popullsinë shqiptare, mbi fshatra më shumë ku kishte përqendrime të njësiteve. Mirëpo atëherë ishte një presidencë dhe qeveri filo-ruse në Ukrainë. Kështu që ka këtë rrethanë lehtësuese. Është dhe një moment interesant. Kur Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore, kur u bë Konferenca e Paqes me ndërhyrjen e fortë të Greqisë, Shqipërinë nuk e ftuan sepse thoshte që ka qenë vend anëtar i koalicionit nazi-fashist. Ka pasur një debat, para nisjes së konferencës. Aty na ka dalë në krah ministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik që na mbrojti, foli edhe përfaqësuesi i Jugosllavisë. Kurse ministri i Jashtëm i Ukrainës mbajti një fjalim që zgjati 20 minuta dhe mbrojti çështjen e Shqipërisë me fakte, duke iu referuar edhe vlerësimeve që ka bërë Çërçilli, apo sekretari i shtetit amerikan dhe aleatët e tjerë. Kështu Shqipëria arriti të thirrej në Konferencën e Paqes, jo si vend që duhet të jepte llogari, por si një vend që duhet të kërkonte llogari nga të tjerët. Kjo ishte një ndërhyrje, e koordinuar që na bëri një shërbim të madh, sepse ne rrezikonim të copëtoheshim.”, tha Xhufi në DritareTV./K.C/dritare.net