Na ndiqni edhe në

Emisionet

Lufta Berisha-Salianji është teatër. Flet avokati

Lufta Berisha-Salianji është teatër. Flet avokati

I ftuar në emisionin Intervista e Ditës në DritareTV, avokati Zaçe Islami foli për zhvillimet brenda Partisë Demokratike. I pyetur në lidhje me lëvizjet e fundit të Ervin Salianjit, si dhe mundësinë e një ringritjeje të opozitës, Islami tha: “Harrojeni se Salianji do bëjë diçka. Nuk ngrihet Partia Demokratike në këmbë sa të jetë Sali Berisha.'

Islami shprehet se Partia Demokratike, që nga themelimi e deri më sot, ka qenë një strukturë e organizuar dhe e drejtuar nga ish-Sigurimi i Shtetit. Për Islamin, lufta e brendshme në PD është teatër dhe zgjidhja e vetme është largimi i berishizmit./dritare.net