
Ben Andoni: Në Veri do të ketë sërish incidente, Serbia kërkon destabilizim!
Dritare.net

Analisti Ben Andoni i ftuar në intervistën e ditës për Dritare Tv, ka komentuar sulmin në Veri të Kosovës.
Andoni tha se pas sulmit të së dielës do të ketë sërish incidente të cilat mund të jenë edhe më të ndërlikuara.
Sakaq shtoi se tashmë do jetë më e vështirë që liderët dy palëve të ulen në tavolinë për dialog, pasi Serbia ka destabilizuar situatën në Veri.
“Do ketë sërish incidente, mase dhe më të ndërlikuara se ai paraprak. Nuk besoj se serbët do përtypin kollaj këtë turpëri që i bënë forcat special të Kosovës por edhe faktori ndërkombëtare. Nuk është akoma agresion por operacion, serbët po e vendosin Kosovën shumë larg realitetit që kanë premtuar në dialog.
Tani do jetë më vështirë për të vendosur në dialog liderët, askush nuk mund të mohojë rolin negative dhe destabilizues që ka Serbia në Kosovë”, tha analisti./M.K-dritare.net

















