Na ndiqni edhe në

Emisionet

Azgan Haklaj: Pas gjyqit në Hagë të UÇK-së, qëndrojnë qarqet sllave!

Azgan Haklaj: Pas gjyqit në Hagë të UÇK-së,

Beteja ligjore që po zhvillohet në Hagë kundër drejtuesve të UÇK-së nuk është thjesht një proces gjyqësor, por një betejë gjeopolitike e mirëorkestruar nga akse anti-shqiptare.

Sipas Azgan Haklaj, pas këtij procesi qëndrojnë qarqe sllave, specifikisht Rusia dhe Serbia, të cilat synojnë të godasin dhe të çrrënjosin trashëgiminë e luftërave çlirimtare shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky skenar, sipas tij, është vazhdimësi e planeve historike serbe për 'deshqiptarizimin' e Kosovës. Haklaj solli në vëmendje platformat famëkeqe si ato të Vaso Čubrilović-it dhe operacionin 'Patkoi' të Millosheviçit, të cilat synonin spastrimin etnik të shqiptarëve.

'Ata ende sot e quajnë Kosovën pjesë të Serbisë dhe përdorin memorandume të vjetra sa herë që ka beteja të tilla,' theksoi ai. Diskutimi u zgjerua edhe në arenën aktuale politike rajonale, duke vënë në dukje ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut përmes figurave si Aleksandër Dugin, këshilltari i Putinit.

Sipas Haklajt, beteja për identitet dhe dinjitet po zhvillohet në Shkup, një qendër historike e Dardanisë, ku qarqe të caktuara po përpiqen të minojnë të drejtat e shqiptarëve.

Në këtë kontekst, protesta në Tiranë merr një rëndësi edhe më të madhe, si një përgjigje ndaj këtyre tendencave historike dhe aktuale për të dëmtuar kombin shqiptar”, tha Haklaj në Dekalog.