Perandoria e Ali Pashë Tepelenës! Dokumentar nga Arthur Holcombe
Dritare.net
DritareTV sjell sot për herë të parë dokumentarin e autorit amerikan Arthur Holcombe, një rrëfim historik mbi figurën e Ali Pashës së Tepelenës, një prej sundimtarëve më të fuqishëm dhe më ndikues të Ballkanit në fillim të shekullit XIX.
Dokumentari ndjek jetën e tij nga ngritja në pushtet në jug të Shqipërisë, deri te krijimi i një sistemi administrativ që sfidoi kufijtë e Perandorisë Osmane dhe ndryshoi ekuilibrat politikë të kohës.
Në qendër të rrëfimit është Janina, kryeqyteti i tij, që u shndërrua në një nga qendrat më të rëndësishme intelektuale të rajonit, ku u përplasën ide, kultura dhe zhvillime që do të ndikonin më vonë në lindjen e Greqisë dhe Shqipërisë moderne.
Ky dokumentar sjell një pasqyrë të një epoke vendimtare të historisë së Ballkanit, ku figura e Ali Pashës mbetet një nga më të debatueshmet dhe më me ndikim në formësimin e identiteteve moderne./dritare.net