
E ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, Arta Dade komentoi në vija të trasha se si po qeveris kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera, zonja Dade tha se Rama ka bërë një gabim, pasi shumë nga njerëzit e PS-së po përfundojnë në SPAK. Sipas saj, Rama duhet t’i kishte përzgjedhur më mirë njerëzit që do fuste në qeveri.
Roland Qafoku: Si po qeveris Edi Rama?
Arta Dade: Unë nuk dua t’u hyj kësaj teme sepse kam qenë e larguar. Por po të shikosh televizionet, ka suksese të mëdha. Por realisht nuk e di çfarë ndodh. Po komentoj vetëm faktin se janë shumë figura të PS-së që konstatohen me probleme shumë serioze të bashkëpunimit me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Rama duhet të kishte vëmendjen më të madhe në përzgjedhjen e njerëzve. Në qeveri nuk i njoh të gjithë, por njoh vetëm disa zëvendësministra. Nuk është kusht që t’i njoh./K.C/dritare.net

















