Na ndiqni edhe në

Emisionet

Analisti: Pse do ta dorëzojë, Rama, Ballukun!

Analisti: Pse do ta dorëzojë, Rama, Ballukun!

Në një intervistë në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, analisti politik Indrit Vokshi ka folur mbi zhvillimet në skenën politike shqiptare dhe për çështjen Balluku.

Vokshi theksoi se situata nuk është e thjeshtë, pasi ndërthuren interesa të mëdha politike dhe ekonomike. “Nuk është gabim që ekzistojnë oligarkët; është gabim mënyra se si funksionojnë. Këtu nuk janë oligarkët që komandojnë shtetin, por kryeministri dhe zëvendëskryeministrja që i bëjnë ata ushtarë të vetët.”

Sa i përket Ballukut, Vokshi tha: “Nuk ka asnjë leverdi për të mos e dorëzuar. Ai ka marrë kohë për të negociuar dhe për të zgjidhur punët e veta, por nuk është diçka e lehtë, sepse ka ndërthurje shumë të mëdha interesash. Mendoj se Rama do ta dorëzojë racionalisht, për shkak të presionit të reformës në drejtësi dhe institucioneve si SPAK-u.", tha Vokshi në DritareTV./K.C/dritare.net