Na ndiqni edhe në

Emisionet

Aleati i PD sulmon SPAK-un: Arrestin shtëpiak e përdor vetëm për zyrtarët e opozitës!

Aleati i PD sulmon SPAK-un: Arrestin shtëpiak e përdor vetëm

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u vu në qendër të një debati të ashpër gjatë emisionit Dekalog nga Roland Qafoku. Ish-deputeti Lefter Maliqi hodhi akuza të drejtpërdrejta, duke pretenduar se SPAK është një institucion i kapur politikisht dhe që vepron në mënyrë selektive.

"SPAK-u është i kapur. Nuk po them të gjithë prokurorët, se ka prokurorë të ndershëm, por kryeprokurori me dy-tre veta që kanë... veprojnë me orientim," deklaroi Maliqi.

Ai solli si argument për pretendimin e tij faktin se ka depozituar 11 kallëzime me prova të plota për korrupsion, krim elektoral dhe pastrim parash ndaj zyrtarëve të lartë në Bashkinë e Beratit, por asnjë prej tyre nuk është hetuar. Përkundrazi, sipas tij, SPAK ka ushtruar presion mbi ekipin e tij.

"SPAK-u ecën me orientim. Vendosja arrest shtëpie, e përdor për të goditur opozitën. Ky do arrestohet me urdhër të Ramës," shtoi ai, duke e cilësuar veprimtarinë e SPAK si një fasadë që godet vetëm kur ka urdhër politik.

Maliqi sfidoi SPAK-un të hetojë kullat në Tiranë dhe pastrimin e parave, duke thënë se nuk guxojnë ta bëjnë këtë sepse "është Rama mbrapa"./dritare.net