Grabitja e Rinasit/ Prokuroria merr në pyetje gruan e Admir Muratajt
Wednesday 17 April 2019, 21:09
Dritare.net
Këtë të mërkurë, në Prokurori ka dhënë dëshminë e saj dhe bashkëshortja e kreut të bandës që zhvilloi grabitjen e Rinasit, i cili u vra në vendngjarje, Admir Muratajt.

Njoftohet se Albana Alidhima i ka thënë Prokurorisë se ka të paktën 3 vite pa e takuar bashkëshortin dhe se nuk kishte asnjë informacion se me kë shoqërohej ai. Ndërkohë hetimet për ngjarjen e bujshme që bëri jehonë ndërkombëtare vazhdojnë./D.B/Dritare.net