
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Ja e vërteta për kalimin nga biznes i vogël në të madh!
Dritare.net

Nga Dritare.net
Administrata Tatimore ka njoftuar se bizneset të cilat xhirojnë shumën që kalon 8 milion lekë, mund të kalojnë në biznese të mëdha. Mbi këtë çështje revista ekonomike "Monitor" ka publikuar nje shkrim ku shpjegon se Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve u ka kërkuar bizneseve të vogla që i afrohen shumës 8 milion lekë të kalojnë në biznese të mëdha.
Më pas shumë media të tjera, shkruan sot per presione dhe kërcënime nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përkundrejt bizneseve. Dritare.net
foli sot me Erjon Priftin, Drejtor i Shërbimeve të Tatimpaguesvë, në Drejtorinë e Përgjishme të Tatimeve, i cili ka sqaruar se cilat biznese do preken nga taksimi prej 15%, duke hedhur poshtë raportimet se do jenë ato biznese që xhirojnë nën 8 milion.
Sipas tij, zyrat e Tatimeve vetëm i kanë propozuar bizneseve të cilat i afrohen shumës prej 8 milion lekësh të rregjistrohen si biznese të mëdha.
Prifti shton se, ato biznese që nuk e kanë kaluar kufirin e rregjistrimit si biznes i madh, janë të lirë të zgjedhin nëse duan ta bëjnë kalimin e kategorisë.
Bizneset që xhirojnë nga 0 deri në 5 milion lekë nuk paguajnë TVSH, kurse bizneset që kanë fitim nga 5 deri në 8 milion lekë ndryshe nga çfarë u publikua nga revista "Monitor", paguajnë 5% të tatim fitimit, sqaron Prifti për dritare.net. Ky i fundit ka ndryshuar në fund të vitit 2015 nga 7.5% që ka qënë më parë. Ndërkohë për bizneset e mëdha tatim fitimi është 15 %.
Sipas Prifti, nga 160 mijë biznese aktive, mbi 80 mijë prej tyre ndodhen në spektrin e biznesit të vogël, nga këto të fundit rreth 22 mijë paguajnë TVSH. Ndërkohë gjatë verifikimit janë arritur rezultatet që nga gjithë bizneset aktive rreth 3 mijë prej tyre janë njoftuar për të kaluar në të mëdha. Qofshin ato nga biznes i vogël pa TVSH në atë të mesëm ose nga biznes i mesëm në biznes të madh.
Proçesi i njoftimit tashmë ka mbaruar, kërkesa i ka vajtur në formë elektronike vetëm atyre bizneseve që janë identifikuar nga administrata që e kalojnë ose i përafrohen shumës dhe jo të gjitha bizneseve të vogla, thote Prifti per dritare.net.
Për të bërë kalimin e kategorisë nga biznes i vogël në të madh, afati është deri në 30 Prill, por Prifti thotë se edhe në javën e parë të muajit Maj do t'u kohë që të paraqiten në mënyrë vullnetare për tu deklaruar.
Në të kundërt strukturat rajonale do shkojnë të kontaktojnë me biznesin dhe do bëjnë evidentimin e veprimtarisë së tyre, e për të marrë masat penale nëse konstatohen shkelje ligji./dritare.net

















