Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Dashi

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Sot do jeni gati t’i hidheni sipër kujtdo që do ju pengojë apo që do mundohet t’iu prekë lirinë që keni. Jeta juaj në çift do jete e paqëndrueshme ne mëngjes, por me kalimin e orëve do ndiheni më të qetë. Do keni diskutime më të gjata me partnerin dhe do reflektoni të dyja palët për gabimet e bëra. Ju beqarët, çfarëdo që të bëni, nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin. Në punë do keni një marrëdhënie goxha konfliktuale me kolegët dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë nga objektivat që keni. Aq shumë nuk do i duroni dot ata saqë mund të mendoni edhe për të ndryshuar punën përfundimisht. Financat do jenë goxha më të mira.

Demi

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Frika nga rrëzimi do ju bëjë të kujdeseni për veprimet dhe fjalët gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje do mateni disa herë para se ta kritikoni partnerin dhe para se t’i kërkoni diçka. Kthejeni njëherë vështrimin tek vetja dhe shihni sa keni bërë ju për atë. Mos përdorni as pretekste boshë si për t’u shfajësuar. Ju beqarët, nën ndikimin e Hënës do prisni momentin e duhur për t’u hedhur ne veprim dhe do arrini atë që doni. Puna nuk do ecë në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë duke marrë masa situata mund të normalizohet shpejt. Buxhetin do e menaxhoni si duhet dhe nuk do shpenzoni me sy mbyllur.

Binjakët

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Sot do përballeni me një sfidë shumë të madhe, atë të kanalizimit të energjive. Ju të dashuruarit do jeni shumë të qetë dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Edhe pse partneri nuk do ju kushtojë rëndësinë e duhur ju nuk do mërziteni , por do tregoheni të duruar. Ju beqarët duhet të ndryshoni skemën e zakonshme të joshjes në mënyrë që të arrini sa më par të bëni për vete një person me vlera. Në punë do vazhdoni projektet e nisura dhe shefat mund t’;iu vlerësojnë për përkushtimin. Në planin financiar do i keni të gjitha aftësitë për ta menaxhuar sa më mirë situatën dhe do i mbani të ardhurat nën kontroll.

Gaforrja

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Sot do jeni disi më nostalgjikë dhe do keni nevojë të kuptoni të shkuarën në mënyrë që të projektoni të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje edhe pse do i flisni për shumë gjëra partnerit do ju duket sikur po iu flisni mureve. Ai nuk do jetë prezent me mendje dhe as do ua vërë veshin fare. Nëse jeni beqarë duhet patjetër të mendoheni mirë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Në punë, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që do kaloni nuk do e humbisni optimizmin. Buxheti do jetë i kënaqshëm pavarësisht parave që keni investuar së fundmi.

Luani

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Sot do reflektoni më me kujdes dhe do mendoni për gjithçka që keni kaluar dhe që mendoni të kaloni. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që komunikimi në çift të lërë për të dëshiruar. Partneri do merret me punë dhe mundet t’iu lërë pas dore. Nëse jeni beqarë nuk do keni frikë as të provoni aventura kështu që dita e sotme do jetë interesante. Në punë do ndiheni më të qetë. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do bëni të pamundurën për të mos i përsëritur më. Me pak më shumë guxim do kaloni gjithçka. Financat do kenë goxha përmirësime dhe kjo nga ndihmë e të afërmve.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Sot do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shume gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Ju beqarët do e rigjeni buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshorja

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shtruar. Ju të dashuruarit do keni dëshirë të qëndroni sa më pranë atij që keni në krah dhe për këtë arsye do lini pas dore gjithçka tjetër. Mbrëmja mund të jetë e mbushur me deklarata të forta. Nëse ende nuk e keni gjetur personin e duhur sot, falë sensualitetit që do keni, mund të tërhiqni dikë. Në sektorin profesional do mbizotërojë gjatë gjithë kohës tensioni dhe problemet. Shpesh do gjendeni ne udhëkryqe. Me financat do jeni shumë praktikë dhe do dini ta mbani gjendjen nën kontroll.

Akrepi

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Sot do dini si t’i bëni të tjerët të ndihen mirë pranë jush dhe kjo do ua mbushë edhe ju shpirtin me gëzim. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni në detaje për personin që dashuroni. Ai gjithashtu do mendojë si t’ua bëjë qejfin sa më shumë. Për ju beqarët do ndodhin gjëra të çuditshme, fillimisht nuk do kuptoni asgjë, por deri ne mbrëmje çdo gjë do kthjellohet. Në punë mundet t’iu kërkohet të bëni edhe punën e një kolegu që mungon. Organizojeni ditën si duhet në mënyrë që të mos mbeteni mbrapa me ato që keni nisur. Financat nuk kanë për të qenë shumë të kënaqshme prandaj duhet të bëni kujdes.

Shigjetari

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Do jeni shumë autokritikë gjatë kësaj dite përveçse do kritikoni edhe të tjerët. Nëse keni një lidhje, kjo sjellje do ju ndihmojë për të zgjidhur disa probleme të mbetura pezull. Rreth pasdites gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë në momentin, por duhet thjesht të gjeni vendin dhe ambientin ku të qëndroni. Në punë imagjinata do ua deformojë realitetin dhe mund të përballeni me zhgënjime. Kjo ditë nuk do jetë më e mira për këtë sektor. Nëse financat kanë qenë të mira kohët e fundit as sot nuk do keni probleme.

Bricjapi

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Hëna do ju nxitë të reflektoni gjatë sot dhe do bëni çdo përpjekje për t’u përmirësuar e për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje do e mbyllni njëherë e mirë kapitullin e së shkuarës dhe do mundoheni ta bëni sa më të bukur të ardhmen. Që sot do përgatisni surpriza për partnerin dhe mbrëmja do jetë më e këndshme. Ju beqarët duhet të pranoni ftesa sepse vetëm ashtu mund të njihni si duhet disa persona. Ka gjasa që dikush t’iu përshtatet shumë mirë. Në punë do jeni aq të ngarkuar saqë nuk do keni as kohë të merrni frymë. Financat do jenë shumë delikate, prandaj duhet të merrni masa sa më strikte që gjendja të mos rëndohet.

Ujori

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të keq dhe shpesh të tjerët nuk do arrijnë t’iu kuptojnë dot. Nëse keni një lidhje do jeni sipërfaqësorë dhe nuk do arrini dot ta kënaqni as tjetrin e as veten. Gjërat nuk do shkojnë aspak si i kishit menduar. As ju beqarët nuk do jeni të aftë të realizoni takimet interesante dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm. Në punë do jeni plot energji dhe dinamizëm, por disa kolegë do ua presin hovin dhe do bëjnë të pamundurën t’iu pengojnë. Zënkat me ta do jene shumë të forta. Shpenzimet e tepruara mund t’iu sjellin edhe probleme te vogla financiare.

Peshqit

Horoskopi i datës 3 tetor 2023 nga Christine Haas

Më në fund do arrin të gjeni përgjigje për shumë pyetje që ju kishin lindur. Ju të dashuruarit nuk keni për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer sot edhe pse do e kuptoni se të dy palët keni gabimet tuaja. Kur te jeni në qetësi do mendoni të flisni hapur e të veproni, por nuk do arrini asgjë konkrete. Ju beqarët do tërhiqeni tej mase nga një person me buzëqeshje vezulluese dhe do i hidheni në krahë pa menduar gjatë. Në punë do ju konkretizohen disa plane, por sërish nuk do jeni në stadin që keni menduar. Kolegët do jenë shumë para jush. Menaxhimin e parave lëreni në dorën e familjarëve më mirë. /dritare.net