
Deklarata shokuese e pasardhësit të Tufës. Krahason Kadarenë me kriminelët më të mëdhenj
E Enjte 2 Janar 2020, 19:07
Dritare.net

Deklarata e Hoxhës, i cili drejton një Institut të financuar nga qeveria dhe miratuar nga parlamenti shqiptar, bie ndesh me vlerësimet që parlamenti dhe qeveria bën për Ismail Kadarenë, me rastin e marrjes së çmimit.
“Titulli i Francës “Ofiecer i Madh i Legjionit të Nderit” jepet për të identifikuar kriminelë të nivelit ndërkombëtar”, shkruan ai.
Mendimet private apo sulmet personale ndaj Kadaresë janë bërë modë në Shqipëri, por kur këto bëhen nga zyrtarë të financuar nga shteti shqiptar dikush duhet t’i vendosë një emër këtij sulmi pervers./ dritare.net

















