
Danimarkë, dhëndri shqiptar arrestohet para dasmës
Dritare.net

E çuditshme dhe e pazakontë ajo që ka ndodhur në Danimarkë me një shqiptar. Mediat daneze kanë shkruar se një shtetas shqiptar është arrestuar vetëm pak momente para shkëmbimit të unazave në dasmën që kishte organizuar me gruan e ardhshme.
Policia daneze ka ndërhyrë vetëm pak momente para kurorëzimit.
Në pranga është vendosur një 34-vjeçar në Faborg i Midfin të Danimarkës. Ngjarja ka ndodhur që të martën e kaluar, por është bërë me dije vetëm pak ditë më pas.
Arsyeja e këtij arrestimi është fakti se shqiptari figuron se ka shkelur Shengenin në Greqi dhe i ishte ndaluar hyrja deri në vitin 2018.
Të njëjtën gjë kishte bërë edhe në Danimarkë, ndaj u pezullua edhe aty dhe nuk mund të hyjë më në zonën Shengen deri në shkurt të vitit 2022.
Ai është dërguar gjykatën e Svendborgut, e cila ka marrë vendim për ekstradim. Si fillim ai është dërguar në Frankfurt të Gjermanisë, më pas do të ekstradohet në Shqipëri, ndërkohë që bashkëshortja e tij me të cilën do të martohej ka qëndruar në Danimarkë, pasi është shtetase daneze. /Blitz.al/

















