
Çmim rekord për diamantin e rrallë 901 karatë
E Mërkurë 21 Mars 2018, 08:08
Dritare.net
Lesotho Legend, është një diamant i rrallë i madh prej 901 karatësh, i cili u shit në ankand për një çmim rekord.
Plotë 32 milionë e gjysmë euro u ofruan për të, në ankandin e mbajtur gjatë javës së lënë pas.
Kjo është shuma më e madhe e paguar ndonjëherë në botë për një diamant.m
Diamanti u zbulua në një minierë afrikane në Letseng, të Lesotho.
Guri i çmuar doli në ankand në Belgjikë më 13 mars, duke mahnitur të pranishmit./d.m-dritare.net

















