
Cekja në "Xing me Ermalin": Kisha thyer këmbën mendonin se bëja shaka
E Shtunë 29 Prill 2017, 23:11
Dritare.net

Ndodh shpesh me aktorët e humorit shqiptarë apo të huaj që njerëzit dhe publiku i gjerë t’i identifikojë vetëm si persona që thonë batuta dhe asnjë frazë e tyre nuk është ‘serioze’. Kjo mund të krijojë ndonjëherë edhe situata të pakëndshme. I pyetur nga Ermal Mamaqi në studion e ‘Xing me Ermalin’ për një rast të tillë, Cekja ka rrëfyer se një ditë pas xhirimeve të emisionit të atëhershëm ‘’Kamera e fshehtë’ me bashkëshorten, kishte thyer këmbën, por askush nuk e besonte. “Kujtonin se po bëja humor”, tregoi ai duke shtuar se gjëndja e tij ishte e tillë sa u detyruan ta transportojnë nga Korça në Tiranë me helikopter./Xing.al/

















