Na ndiqni edhe në

Bota

Zbulohet portreti i parë i Mbretit Charles pas kurorëzimit. Pse të gjithë po flasin për të!

Zbulohet portreti i parë i Mbretit Charles pas kurorëzimit. Pse

Portreti i parë zyrtar i pikturuar i mbretit Charles III që nga kurorëzimi i tij është zbuluar në Pallatin Buckingham.

Piktura është krijuar nga Jonathan Yeo, i cili më parë ka pikturuar portrete të të famshëmve duke përfshirë Idris Elba, Cara Delevingne, Sir David Attenborough, Nicole Kidman, Malala Yousafzai dhe ish-kryeministrat Sir David Cameron dhe Tony Blair.

Zbulohet portreti i parë i Mbretit Charles pas kurorëzimit. Pse

Portreti përshkruan mbretin Charles të veshur me uniformën e Gardës Uellsiane, nga e cila u bë kolonel në vitin 1975. Dimensionet e pikturës, e cila është bërë me bojëra vaji në pëlhurë, ishin specifike për t'u përshtatur me arkitekturën e Drapers Hall aty ku do të varet.

Zbulohet portreti i parë i Mbretit Charles pas kurorëzimit. Pse

Zbulimet janë gjithmonë pak stresuese, si për të pikturuarin ashtu edhe për artistin, por sidomos kur njëri prej tyre është mbret. Yeo bën shaka: "Nëse kjo konsiderohet tradhti, unë mund ta paguaj fjalë për fjalë me kokën time, që do të ishte mënyra e duhur që një piktor portreti të vdiste, t'i prehej koka!"

Në fakt, Yeo nuk do ta humbasë kokën sepse nuk ka ekzekutime për një portret të një monarku që nuk u prit mirë, të paktën në kohët moderne.

Zbulohet portreti i parë i Mbretit Charles pas kurorëzimit. Pse

Portreti do të ekspozohet publikisht për një muaj në Galerinë Philip Mold në Londër, nga 16 maji deri më 14 qershor. Vepra e artit do të shfaqet në Drapers' Hall nga fundi i gushtit./K.C/dritare.net