
Zbulohet martesa e rreme e mbretit dhe mbretëreshës së Spanjës. Çfarë thonë për lidhjet jashtëmartesore
Dritare.net
Për sytë e botës, Mbreti Felipe i Spanjës dhe gruaja e tij Letizia mbeten të martuar, sipas zbulimeve të reja, raporton gazeta gjermane Bild.
Të dy thuhet se kanë lidhje jashtëmartesore, siç pretendojnë mediat ndërkombëtare, disa prej të cilave përmendin ish-kunatin e mbretëreshës 51-vjeçare. Pak para fundit të vitit të kaluar, shpërtheu si bombë në Pallatin e Spanjës që Letizia kishte një lidhje paralele me ish-kunatin e saj 53-vjeçar Jamie del Burgo, pra bashkëshorti i motrës më të vogël.
Ishte ish-kunati i Mbretëreshës që bëri zbulimet dhe shpërndau një foto në rrjetet sociale si dëshmi e lidhjes së tyre të dashurisë, në librin e titulluar "Letitia dhe unë" në të cilin flet për gazetarin Jaime Peniafiel për marrëdhënien e tij me mbretëreshën.
Felipe dhe Letitia festuan dje 20 vite jetë bashkëshortore, vetëm se kjo martesë është “fake”, komenton botimi gjerman duke iu referuar informacioneve pikante që qarkullojnë në shtypin e huaj.
“56-vjeçari Felipe dhe 51-vjeçarja Letizia pretendojnë se gjithçka është perfekte në martesën e tyre. Ata mbajnë unazat e martesës dhe dalin publikisht duke buzëqeshur. Kjo është marrëveshja e tyre.”
Pas zbulimit të ish-bashkëshortit të saj se kishte një lidhje me Letitia-n ndërkohë që ajo ishte e martuar me Felipen, zbulimet e reja e vendosën edhe një herë në pozitë të vështirë Pallatin dhe njollosin imazhin e Kurorës.
Ish-kunati 53-vjeçar i Letitias, Jamie del Burgo, kohët e fundit pohoi se Letizia kishte të paktën nëntë lidhje jashtëmartesore gjatë jetës së saj bashkëshortore me Felipe. Por sipas revistës argjentinase “Caras”, Letitia thuhet se tani ka gjetur një të dashur të ri. Burri me të cilin thuhet se ka një lidhje është "shumë i pasur" dhe zotëron "një kështjellë në Pyrenees. Letizia tashmë ka kaluar një fundjavë me të.”
Sipas informacioneve të revistës “Caras”, bashkëshorti i Letizias gëzon shoqërinë e një “trashëgimtareje të pasur”, e cila e ka shoqëruar në një nga udhëtimet e fundjavës së fundit. Emri i zonjës së pasur aktualisht nuk dihet. E vetmja gjë që është e sigurt është se në muajin mars, Felipe dhe Letitia kanë udhëtuar veçmas me partnerët e tyre të rinj. Megjithatë, kurora spanjolle është shumë konservatore dhe për këtë arsye martesa e çiftit mbretëror do të duhet të duket “e pametë”, thekson Bild.
Sipas njoftimeve të shtypit të huaj, martesa e çiftit ka kohë që ka përfunduar. Pyetja e madhe është edhe për sa kohë Felipe dhe Letizia do të pretendojnë se gjithçka po shkon mirë. Të brendshëm të pallatit spanjoll kanë pohuar për vite me radhë se Letizia kurrë nuk e ka dashur vërtet Felipen, por vetëm titullin e tij. Dhe ai, nga ana tjetër, nuk u përpoq ta prekte emocionalisht pasi e kuptoi se ajo vendos interesin e saj mbi gjithçka.
Mediat spanjolle raportojnë se mbretëresha Letizia dhe mbreti Felipe kanë nënshkruar tashmë dokumentet e divorcit. Dokumentet quhen “Marrëveshjet Zarzuela” dhe sipas gazetës spanjolle “El Nacional de Cataluña”, mbretëresha Letizia thuhet se është detyruar t’i nënshkruajë./K.C/dritare.net

















