Na ndiqni edhe në

Bota

Zbulimi tronditës/ Mohammed Al Fayed i kërkoi Lady Dianës që të flinte me të!

Zbulimi tronditës/ Mohammed Al Fayed i kërkoi Lady Dianës që

Zbulime tronditëse kanë dalë në dritë për Mohammed Al Fayed, manjatin dhe ish-pronarin e Harrods, i cili dyshohet se i bëri një propozim imoral Princeshës Diana përpara se ajo të lidhej me djalin e tij. Sipas ish-shërbyesit të saj, Paul Burrell, Al Fayed kishte shprehur dëshirën për të fjetur me Dianën, një propozim që ai ia bëri direkt asaj, duke e bërë atë të "dridhej nga neveria".

Princesha, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik në vitin 1997 me djalin e tij Dodi Al Fayed, e quajti biznesmenin e moshuar një “faraku” dhe “Yoda”, sipas personazhit të filmit të famshëm Star Wars.

Zbulimi tronditës/ Mohammed Al Fayed i kërkoi Lady Dianës që

Paul Burrell, i cili ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Dianës për rreth dhjetë vjet, tha se ishte i neveritur nga sjellja e Al Fayed dhe beson se nëse princesha do të ishte ende gjallë, ai do të mbështeste gratë që tani po e akuzojnë për sulm seksual. Sipas një hetimi të BBC-së, pesë ish-punonjëse kanë akuzuar Al Fayed për përdhunim, ndërsa MailOnline ka zbuluar se 23 gra të tjera kanë ngritur akuza të ngjashme. Al Fayed, një biznesmen me origjinë egjiptiane, vdiq gushtin e kaluar në Londër në moshën 94-vjeçare. Akuzat lidhen me periudhën që ai ishte në krye të dyqanit të famshëm Harrods, nga viti 1984 deri në vitin 2010. Al Fayed thuhet se ka krijuar një "kulturë frike" në dyqan, pasi dhjetëra punonjëse femra ankohen për abuzim seksual.

Zbulimi tronditës/ Mohammed Al Fayed i kërkoi Lady Dianës që

Sipas zotit Burrell, Diana u takua për herë të parë me Al Fayed në vitin 1986 në një ndeshje polo të organizuar nga Harrods, ndërsa ajo ishte e martuar me Princin e atëhershëm Charles. Ish-bajtori zbuloi se, gjatë një takimi mes tyre, Al Fayed i tha Dianës se donte ta martonte me djalin e tij, Dodi, duke i thënë se "në traditën egjiptiane, babai është i pari". Ai i sugjeroi gjithashtu që ajo të flinte me të, gjë që e tronditi dhe neveriti Dianën.

Princesha u tha njerëzve të saj se një marrëdhënie e tillë ishte e paimagjinueshme. Burrell tha se Al Fayed i dërgonte dhurata në Pallatin Kensington, të cilat ajo i kthente çdo herë. Ai e kishte lejuar princeshën të përdorte një hyrje të fshehtë në dyqanin e tij në përpjekje për të përfituar prej saj.

Në verën e vitit 1997, Diana filloi lidhjen me Dodi Al Fayed, pasi u ftua nga babai i tij në rezidencën me 30 dhoma gjumi në Francë, ku ata po pushonin. Fotot e tyre nga jahti luksoz Jonikal bënë bujë në mbarë botën. Zoti Burrell beson se Mohammed Al Fayed ishte ai që tërhoqi fijet për të krijuar këtë marrëdhënie, pasi ai donte të lidhte familjen e tij me familjen mbretërore të Anglisë./K.C/dritare.net