Na ndiqni edhe në

Bota

Vrau mjekun dhe e fshehu në bagazhin e makinës, burgoset ish modelja e Playboy!

Vrau mjekun dhe e fshehu në bagazhin e makinës, burgoset ish modelja e

Këtë të martë, ish modelja e “Playboy” dhe “Maxim”, Kelsey Turner u dënua me 25 vite burg për vrasjen e një mjeku psikiatër në Kaliforni, me të cilin kishte pasur lidhje më parë. Trupi i viktimës u gjet i goditur për vdekje në bagazhin e makinës së saj, të cilën e kishte braktisur në një shkretëtirë jashtë Las Vegas, në vitin 2019.

Në nëntor, 29 vjeçarja Turner e pranoi fajësinë e saj dhe për këtë Gjykata i ka caktuar të drejtën për lirim me kusht në 10 vjet.

71 vjeçari, Thomas Kirk Burchard sipas medieve të huaja është vrarë nga Jon Logan Dennison, i dashuri paralel i Turner në atë kohë, me urdhrin e saj. Dennison është dënuar me 45 vite burg për krimin e kryer. Policia dhe prokurorët thanë se Turner kishte një "marrëdhënie të ngushtë" me psikiatrin dhe se ai pagoi qiranë në shtëpinë në Las Vegas ku Turner dhe i dashuri i saj jetonin.

Ekzaminuesi mjekësor përcaktoi se Burchard ishte rrahur për vdekje me lëndime në kokë nga një objekt i paspecifikuar. Gjurmët e gishtave të tre të dënuarve u gjetën në makinë së bashku me një shkop bejsbolli.

Gjatë dënimit të saj këtë të martë, Turner u urdhërua gjithashtu të paguante mijëra dollarë si tarifë ligjore./A.ZH-dritare.net