Na ndiqni edhe në

Bota

Video/ Gruaja shtatzënë përjeton tmerrin e shpërthimit në Bejrut, në sallën e lindjes!

Video/ Gruaja shtatzënë përjeton tmerrin e shpërthimit

Një shpërthim i fuqishëm në Bejrut u mori jetën të paktën 135 personave dhe plagosi më shumë se 4000 të tjerë. Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për dy javë, ndërsa vuri nën arrest të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë shpërthim. Momentet e shpërthimit kanë shokuar botën. Video të shumta janë shpërndarë në rrjete sociale, ku tregohen çastet e tmerrit. BBC ka publikuar sonte një tjetër video, sa prekëse aq dhe tronditëse. Një grua shtatzënë po përgatitej për të lindur në spitalin St.George në Bejrut, kur shpërthimi tronditi kryeqytetin e Libanit.

Burri i Emmanuelle, Edmond kapi me video çastin e tmerrshëm.

Video/ Gruaja shtatzënë përjeton tmerrin e shpërthimit

Pas shpërthimit erdhi menjëherë në jetë George, djali i çiftit. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë./K.C/dritare.net