
Çaste tronditëse/ Prifti në meshë dhe vajza me fustan nusërie përjetojnë tmerrin e shpërthimit, në Bejrut!
E Mërkurë 5 Gusht 2020, 18:06
Dritare.net
Të paktën 135 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4000 janë plagosur nga shpërthimi i tmerrshëm në Bejrut. Dje dhe sot, rrjetet sociale janë tejmbushur me pamje nga shpërthimi.
Një video, e filmuar gjatë transmetimit live nga një kishe në Bejrutit tregon momentin e shpërthimit, ndërsa prifti po mbante meshën. Kur ndjen dridhjet e para prifti vijon me meshën, por kur xhamat i bien nga sipër, i terrorizuar largohet me vrap.
Një tjetër video tregon momentin kur një vajzë, veshur me fustan nusërie pozon, ndërsa vala e tronditjes godet zonën.
View this post on InstagramE tmerrshme???? Nusja duke pozuar kur godet vala e shpërthimit në Bejrut
Këto janë vetëm dy momente nga qindra e mijëra të tjera, që shokuan gjithë botën./K.C/dritare.net

















