
Foto prekëse/ Historia e infermieres heroinë që shpëtoi tre foshnja në Bejrut!
Dritare.net

Burimi: CNN
Një infermiere nxori tre foshnja nga një spital i cili po lëkundej nga shpërthimi masiv në Bejrut këtë të martë. Fotografi, Bilal Jawich i bëri foto infermieres ndërsa mbante foshnjat në duar dhe ia dërgoi CNN Arab.
"Unë ndoqa tymin derisa arrita në portin e Bejrutit.", tha ai, duke shpjeguar se intuita profesionale e çoi në spitalin Al Roum, në rrethin Ashrafieh. Zona është tërësisht e shkatërruar nga shpërthimi. Ajo që pa ishte e jashtëzakonshme. “Unë u habita kur pashë infermieren duke mbajtur tre të porsalindurit.", tha gazetari për CNN Arab, informon dritare.net
"Vura re qetësinë e infermieres, e cila ishte në kontrast me atmosferën vetëm një metër larg. Disa njerëz të vdekur dhe të plagosur shtriheshin afër saj. Infermierja dukej sikur ajo zotëronte një forcë të fshehur që i jepte vetëkontroll dhe aftësi për t'i shpëtuar ata fëmijë. Njerëzit qëndrojnë në mes të këtyre rrethanave të dhunshme, të errëta, të ligështa dhe kjo infermiere ishte në krye të detyrës.”, thotë fotografi.
Jawich tregoi që infermierja i tha atij atë mbrëmje se ishte në repartin e maternitetit gjatë shpërthimit. Ajo tha se ishte pa vetëdije dhe kur erdhi në vete pa foshnjat në krahë.
Jo të gjithë në spital ishin aq me fat. Rreth 12 pacientë, dy vizitorë dhe katër infermierë vdiqën në incidentin e djeshëm, ndërsa dy janë në gjendje kritike. Rreth 80% e spitalit është dëmtuar, së bashku me 50% të pajisjeve të tij./K.C/dritare.net

















