
Video/ Chiara Ferragni, puthje pasionante me trashëgimtarin e Pirelli në një festë në Milano!
Dritare.net
Pas ndarjes nga Fedez, Chiara Ferragni ka nisur një romancë të re me Giovanni Tronchetti Provera, avokat dhe trashëgimtari i markës së njohur të gomave Pirelli. Megjithatë, deri më tani askush nuk e ka konfirmuar këtë thashethem. Por ka dalë një foto e dyshes duke u puthur që i përforcon më shumë raportimet në media. Dyshja shihet duke u shkëmbyer një puthje pasiononte gjatë një feste të Halloween-it në Milano. Në klipin e zbuluar, Chiara Ferrani shihet duke prekur fytyrën e të dashurit të saj që po e puthte, ndërsa e kishte mbledhur për beli.
#Ferragni & #Tronchetti
— KalaBrunovic75 (@maverick752023) November 7, 2024
Dopo il pandoro quest'anno puntiamo alle gomme ..
A Natale ????????puoi ..
???????????? pic.twitter.com/E5YqWZdkzo
Giovanni Tronchetti Provera është djali i ish-presidentit të Telecom Italia, Marco Tronchetti. Nëna e tij, Cecilia është një pasardhëse e themeluesit të Pirelli, Giovanni Battista. Pas përfundimit të studimeve për drejtësi, 41-vjeçari Giovanni Tronchetti iu bashkua biznesit familjar në departamentin e financave dhe ka punuar si nënkryetar ekzekutiv i qëndrueshmërisë që nga fundi i vitit 2023. Konkretisht, ai është Drejtor i Marco Tronchetti Provera & C. S.p.A., CEO i Camfin S.p.A., Camfin Alternative Assets S.r.l., Longmarch Holding S.r.l. dhe Drejtor i Fondacionit Silvio Tronchetti Provera. Ndër të tjera, ai është anëtar i Bordit Drejtues të Assolombarda dhe Institutit Europian të Onkologjisë. Përgjithësisht jetën personale preferon ta mbajë larg syrit të publikut, ndërkohë që nuk ka qenë i angazhuar nëpër mediat. Rreth një vit më parë ai u nda nga gruaja e tij Nicole Mühlhausen, me të cilën ishte i martuar prej shtatë vitesh dhe ka tre fëmijë./K.C/dritare.net

















