Na ndiqni edhe në

Bota

Urimi i princit William në ditëlindjen e 43-të të Kate Middleton

Urimi i princit William në ditëlindjen e 43-të të Kate


Kate Middleton, Princesha e Uellsit, feston sot ditëlindjen e saj të 43-të dhe Princi William bëri një postim prekës në Instagram për ta uruar publikisht.

Middleton ka pasur një vit të vështirë, pasi ajo zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer në mars të vitit të kaluar. Pas një lufte të guximshme, ajo konfirmoi në shtator se kishte përfunduar trajtimet e kimioterapisë dhe ishte pa kancer. Në fakt, në dhjetor ajo iu rikthye detyrave të saj princërore, pasi kishte marrë pjesë në një ngjarje në Londër që përfshinte pritjen e personaliteteve në emër të mbretit Charles III.

Urimi i princit William në ditëlindjen e 43-të të Kate

Princi William ka postuar një foto bardh e zi të saj dhe ka shkruar në postim: “Për gruan dhe nënën më të mrekullueshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e pabesueshme. George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ju. Gëzuar ditëlindjen, Katerina. Ne ju duam. C.", shkroi princi./K.C/dritare.net